Armaldo Kllogjeri ka nisur ta pëlqejë botën e spektaklit dhe televizionin. Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2”, tenori do të konkurrojë në edicionin e dytë në “Dancing With The Stars”.
Armaldo do të sfidojë veten në pistën e kërcimit, së bashku me partneren e tij, Marjana, nga trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit.

I vlerësuar ndër vite në karrierën e tij si tenor, Armaldo tregoi një anë tjetër tijën gjatë pjesëmarrjen në reality show-n “Big Brother VIP’, ku u bë një personazh i dshur për publikum me batutat dhe dinamizmin e krijuar brenda shtëpisë.
Ndërkohë, krahas kërcimit, Armaldon do ta shohim këtë sezon duke kënduar në rubrikën e re të “E Diell”, “Gurra Popullore”, një hapësirë dedikuar folklorit shqiptar.