TIRANE– Vëllai i Klemend Balilit i shpallur në kërkim prej 2 vitesh në akuzën për trafik droge ka folur për pasurinë e familjes së tij si dhe resortit ‘Santa Quaranta’ në Sarandë, pasuri të vendosura nën sekuestro preventive.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Bashkim Balili tha se “Santa Quaranata” nuk është ndërtuar nga themelet, por është bërë rikonstruksion dhe është blerë në vitin 2001 me një vlerë prej 570 mijë dollarësh nga të ardhura të deklaruara. Ai tha se Investimet në resort nuk kalojnë më shumë se 2 milionë euro dhe të gjitha të ardhurat janë të deklaruara dhe të justifikuara.

“Pasuritë tona janë qesharake me përjashtim të ‘Santa Quaranta’s dhe pasuritë e tjera janë shtëpitë. Ne jetojmë në fshat. Ne kemi hotelin ‘Santa Quaranta’ dhe një karburant. Nuk kemi prona të blera sot. Pronat tona janë këto dhe nuk kemi prona të tjera jashtë vendit apo në Shqipëri. “Santa Quaranata” nuk është ndërtuar nga themelet, por është bërë rikonstruksion. Ato dhoma siç kanë qenë në kohe të sistemit ashtu janë edhe sot. “Santa Quaranta” nuk u bë për një ditë dhe janë dashur vite. Ajo është blerë në vitin 2001 nga unë dhe është blerë 570 mijë dollarë me fitimet e firmës time që janë të deklaruara.

Pasi u largova nga policia unë jam bërë pronar i një rrobaqepësie dhe jam pajisur me një licencë për polici private. Puna ime ka qenë transparente dhe paratë janë të justifikuara. Është hedhur baltë ndaj nesh. Unë kam bërë ndarjen e “Santa Quaranta” në 3 certifikata. Investimet në resort nuk kalojnë më shumë se 2 milionë euro. Unë jam ndarë që në vitin 1997 dhe këto janë fitime të biznesit tim personal”- tha Bashkim Balili.
y6n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb