Dita e madhe e Britney Spears dhe Sam Asghari më në fund ka arritur. Çifti u martuan të enjten (9 qershor), në një ceremoni intime para rreth 100 të ftuarve.

Çifti u fejuan në vitin që lamë pas, ndërkohë që kjo është martesa e tretë për yllin e muzikës pop. Më poshtë ua sjellim të gjitha detajet që duhet t’i dini rreth kësaj ceremonie luksoze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kur u mbajt dasma?
Edhe pse nuk u shpall publikisht ndonjë datë, dyshja u martuan ditën e djeshme (e enjte). Ata organizuan eventin në shtëpinë e këngëtares në Thousand Oaks, Kaliforni.

Asghari konfirmoi muaj më parë se kanë zgjedhur një datë, por dëshironin ta mbanin sekret.

Kush ishin të ftuarit?
Lista e të ftuarve është e mbushur me yje.

People raporton se disa nga të pranishmit në ceremoni ishin: Madonna, Selena Gomez, Gwyneth Paltrow, Paris Hilton dhe Kate Hudson.

Sa i përket anës familjare, i ftuar ishte vetëm vëllai i Spears, Bryan, meqenëse Britney nuk ruan raporte të mira me anëtarët e tjerë të familjes për shkak të disa mosmarrëveshjeve dhe konservatorit të saj prej 13 vjetësh.

Djemtë e artistes, 16-vjeçari Sean Preston dhe 15-vjeçari Jayden James, thuhej se nuk ishin prezent në ceremoni.

Ku u mbajt dasma?
Të dy zgjodhën që ta mbajnë këtë pjesë private, përkundër se ata në tetor të vitit 2021 thanë se kanë destinacione të shumta në mendjen e tyre.

Sidoqoftë, i fundit mbeti shtëpia e 40-vjeçares në Kaliforni.

Kush e realizoi fustanin e nusërisë së Britney Spears?
Çështja e fustanit të nusërisë për Britney u zgjodh shumë më parë. Ashtu siç paralajmëroi, për vellon e biondes u përkujdes ikona e modës, Donatella Versace.

Çfarë ndodhi para dasmës së Britney?
Përpara ceremonisë, dasma e këngëtares u mundua të prishej nga ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander.

Ky i fundit tentoi të futej në shtëpinë e këngëtares, por u ndalua nga sigurimi dhe më pas nuk mungoi as ndërhyrja e policisë.

Ai u martua me Britney në vitin 2014, gjersa pas kësaj ka edhe një martesë tjetër me Kevin Federline.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb