TIRANË 

Kryeministri Edi Rama tha se opozita e sotme është ajo e cila dje ishte në pushtet dhe kishte për lider ish-kryeministrin e vendit Sali Berishën, që nga “dritaret e Kryeministrisë ka vrarë njerëz”.

“Unë jam i qartë. Besoj se çdo shqiptar është i qartë se PD dhe kjo opozitë janë në rrugë qorre. Ata janë thjesht sot opozitë, por janë të njëjtët që dikur kishin pushtet dhe nga kjo dritare kanë vrarë njerëz në 21 janar. Janë vrarë 4 njerëz në bulevard.

Fatkeqësia qëndron se kjo opozitë nuk ndryshon, por vazhdon të mendojë në mënyrë barbare dhe kriminale. Derisa vazhdojnë të mendojnë kështu, ata do të ngelen aty ku janë, në mos më keq, do të humbasin edhe atë elektorat që e kanë, edhe pakicën”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb