Yjet botërorë, të fushave të ndryshme, krahas aktivitetit të tyre, ku gjithmonë duan të dalin të parët e më të mirët, kanë nisur dhe një “betejë” financash, duke demonstruar fuqinë ekonomike nëpërmjet makinave të shtrenjta.

Sipari i të famshmëve të apasionuar pas makinave të shtrenjta, nis me çiftin Beyonce Jay Z, të cilët pak kohë më parë blenë makinën “Rlls-Royce” për vlerën rekord të 20 milionë eurove. Dyshja e ka demonstruar gjithmonë që janë të dhënë pas makinave e shpejtësisë, e këtë e kanë treguar nëpërmjet fotove dhe videove në rrjete sociale.

I dyti në listë vjen Cristiano Ronaldo, ai ka koleksion makinash që kapin në total vlerën e 17 milionë eurosh. Ndër më të preferuarat dhe që ai parapëlqen të shëtisë shpesh, është Bugatti Centodieci, e cila ka një vlerë në treg prej 8.5 milionë euro. Po ashtu, në garazhin e tejmbushur të Ronaldos, gjendet Ferrari, Lamborgini, e shumë mjete të tjera.

Milardierja Kylie Jenner, është po ashtu një nga të famshmet që është e dhënë pas makinave. AJo ka një pasuri që përllogaritet diku te 700 milionë dollarë, ndërsa në flotën e saj të makinave, pikas një Bugatti Chiron e bardhë, me vlerë 2.1 milionë dollarë.

Lista plotësohet më tej me emra si Justin Bieber, Cardy B, Rihanna etj. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb