Kreu i PD, Lulzim Basha i ka premtuar një qytetari se do e mundësojë votën e emigrantëve në mënyrë elektronike kur të vijë në qeveri.

Basha akuzoi mazhorancën se për votën emigrantëve e pamundesoi ajo me hile.

Një prej qytetarëve i tha Bashës se kishte ardhur nga Gjermania përta votuar, teksa lideri demokrat siguroi se së shpejti emigrantët dhe shqiptarët e diasporës do të mund të votojnë në mënyrë elektronike.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Qytetari: Nga Gjermania apostafat me bë ndryshimin.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Kur ke ardhur?
Qytetari: Ka 3 ditë.
Lulzim Basha: Shumë mirë! Sa më shumë të kthehen, se kësaj radhe e bën me hile e pamundësuan votën e emigrantëve. Dhe unë sot po të them ty dhe çdo emigranti shqiptarë, qeveria jonë do bëjë realitet. Me votimin elektronik, çdo shqiptarë do mund të votojë, përfshirë të gjithë shqiptarët e diasporës. Të gjithë bashkë më 25, numrin 9.

Në një takim tjetër rastësor, një qytetar i kërkoi Bashës të mbrojë pronën e tiranasve. Ky i fundit e siguroi se me shkrim e plan PD do u japë pronarëve atë që 30 vite është mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën e fajit.

Qytetari: Je i nderuar!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari: Vetëm diçka, mbroni pronën e tiranasve. Jam tiranas dem baba dem. Ke ardhur tek cirku, aty është bërë një pisllëk i madh për shkak të Edi Ramës, ju lutem shumë ta hapni atë, se aty është një pjellë e krimit.
Lulzim Basha: Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb