Në Universitetin “Luarasi” u organizua simpoziumi shkencor “Drejtësia midis traditës dhe modernitetit: Nga Kanuni tek Inteligjenca Artificiale”, në kuadër të Ditës së Drejtësisë.
Në aktivitet mori pjesë edhe Ilir Mandro, Rektor i Akademisë së Sigurisë. i cili theksoi rëndësinë e drejtësisë si themel i besimit shoqëror dhe zhvillimit të një vendi.
Ai solli në vëmendje rolin e traditës në formësimin e sistemit të vlerave ndër shekuj, duke përmendur edhe ndikimin e normave zakonore si Kanuni, i cili sipas tij ka dhënë stabilitet dhe ndjenjë përkatësie në shoqëri.
Në të njëjtën kohë, Mandro theksoi se moderniteti sjell sfida të reja për sistemin e drejtësisë, përfshirë nevojën për më shumë transparencë dhe barazi.
“Kjo konferencë Drejtësia nuk është vetëm ligje dhe institucione, por për besimin e njerëzve tek e drejta dhe mënyrën se si një shoqëri ndërro të ardhmen e saj. P shekuj me radhë drejtësia ishte formatizuar ne zakone e vlera morale të trashëguara nga popujt brez pas brezi. Traditat na jepnin stabiliteti dhe ndjenjë përkatësie. Bota po ndryshon me ritme të shpejta dhe moderniteti sjell sfida të reja, kërkesa më të mëdha për transparencë e barazinë. Si mund të ruajmë vlerat tradicionale pa penguar zhvillimin dhe progresin? Drejtësia nuk duhet të ngelet peng i të shkuarës por as të shkëputet nga rrënjët dhe identiteti ynë. Kemi nevojë për drejtësi që ndërton ura mes traditës dhe modernitetit”, tha ai.
