Universiteti “Luarasi” organizon “Ditët e Hapura”, një mundësi për maturantët dhe të gjithë të interesuarit që duan të njihen me programet e studimit, mundësitë e karrierës dhe ofertat akademike të universitetit.
Aktiviteti do të zhvillohet nga 26 gushti deri më 4 shtator, nga ora 09:00 deri në orën 16:00, në ambientet e Universitetit “Luarasi” në Tiranë.
Një fokus i veçantë do t’i kushtohet programeve “Luarasi” – UoL, nën drejtimin akademik të Shkollës së Ekonomisë në Londër (LSE), të cilat përfshijnë:
BSc në Financë
BSc në Biznes dhe Menaxhim
BSc në Shkencë të të Dhënave dhe Analitikë Biznesi
