Andrea Pirlo ka vendosur të tërhiqet nga futbolli pak muaj më parë dhe 21 majin e ardhshëm do të zhvillojë ndeshjen e lamtumirës në “San Siro”. Do të jetë një eveniment i jashtëzakonshëm, celebrimi i një prej kampionëve më të mëdhenj të futbollit italian dhe jo vetëm. “Nata e Maestros” do të ketë shumë emra të mëdhenj. Në ditët e kaluara janë zbuluar emrat e portierëve dhe mbrojtësve, tani janë zyrtarizuar edhe ata të mesfushorëve.

Janë emra të jashëtzakonshëm, por nuk mund të ndodhte ndryshe duke parë se Pirlo ka luajtur me Milan, Juventus, Inter, kombëtaren e Italisë dhe New York City, shkruan telesport. Mes mesfushorëve do të jenë ish-kuqezinjtë Ambrosini, Albertini, Rui Costa, Leonardo dhe Seedorf, juventini Marchisio, Verratti dhe legjenda e Chelsea-it, Frank Lampard.

Portierët: Abbiati, Buffon, Dida, Storari.

Mbrojtësit: Adani, Barzagli, Bonera, Bonuçi, Fabio Cannavaro, Cafu, Chiellini, Costacurta, Favalli, Ferrara, Grosso, Jankulovski, Kaladze, Lichtsteiner, Maldini, Materazzi, Nesta, Oddo, Serginho, Simic, Zambrotta.

Mesfushorët: Albertini, Ambrosini, Baronio, Broçhi, Diamanti, Diana, Lampard, Leonardo, Marchisio, Pepe, Rui Costa, Seedorf, Verratti, Camoranesi, De Rossi, Gattuso, Perrotta.

Sulmues (lista nuk është akoma e plotë): Del Piero, Gilardino, Inzaghi, Toni, Totti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb