Kur zgjohemi herët dita është më e gjatë dhe kemi kohë në dispozicion për të bërë më shumë gjëra. Këto janë disa aktivitete që mund të bëni për ta shfrytëzuar në maksimum ditë tuaj.

Shmangni me çdo kusht smartphonin tuaj

Smartphone është gjëja e parë që kontrolloni në mëngjes, jepini prioritet kohës tuaj, pa shpërqendrime. Hapësira personale duhet mbrojtur, është një moment reflektimi, mendimi dhe ndërgjegjësimi.

Bëni dush

Më mirë sesa në darkë, dushi i mëngjesit jo vetëm që ju ndihmon të zgjoheni, por duke shtuar dhe vajra esencial në vaskë ju stimuloni nivelin e përqendrimit.

Lexoni

Jo vetëm libra, vlen dhe një artikull, 10 minuta mjaftojnë për të vënë në lëvizje trurin tuaj. Duhen disa këshilla për ta nisur ditën mbarë.

Kaloni kohë me të afërmit

Kaloni pak kohë me familjen, miqtë, fëmijët. Disa fytyra të qeshura do t’ju zbukurojnë ditën. Lumturia është e lidhur me shëndetin, ja përse njerëzit me të cilët jetojmë dhe kemi raporte duhet të jenë sa më pozitivë.

Praktikoni mirënjohjen

Nuk do të ishte keq ta nisni ditën me falenderime, ndoshta duke shkruar të zezën mbi të bardhë, pra gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës. Mirënjohja pengon frikën dhe stresin, dhe redukton prodhimin e kortizolit.

Konsumoni sa më shumë ujë

Nevoja më e madhe është ajo e hidratimit, të pish kur ke etje është shumë vonë. Gjithsecili nga ne duhet minimumi të pijë 2 litra me ujë gjatë ditës, duke filluar që nga mëngjesi.

Kujdesuni për ambientin tuaj të punës

Nuk po ju themi të pastroni të gjithë cepat e zyrës, por të paktën sistemoni tavolinën tuaj të punës. Një punë jo shumë impenjuese që i dërgon një mesazh të qartë trurit, nëse tavolina është e pastër, edhe motivimi juaj do të jetë më i madh në momentin që do të nisni punën. Çdo mëngjes është një fillim i ri, e me shumë hapësirë për kreativitetin tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb