Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj është një emër i lakuar jo pak në rrjet, jo vetëm nga pjesëmarrja e saj në Big Brother, por edhe për raportin e saj me modelin Kledi Hysa pas daljes nga shtëpia.

Dyshja u fotografua më shumë se një herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe deklarata e Kledit para disa kohësh duket se konfirmoi thashethemet që po qarkullonin. “Jam i lidhur”, u shpreh modeli në një intervistë ndërsa nga Sheila nuk ka pasur një reagim të qartë. Por dje në një intervistë virtuale në Instagramin e saj, këngëtarja ka folur për dashurinë dhe për Kledi Hysën.

Sheila u pyet nga ndjekësit se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, dhe përgjigja e saj ishte pikërisht Kledi Hysa. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton. Bëhet fjalë për këngën e artistit The Weeknd të titular “Lost in the fire”(humbur në zjarr), ku fragmenti që ai ka vendosur thotë “I can’t lose you baby”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur ‘’Lumturi’’.

Gjithashtu këngëtares i janë drejtuar pyetje në lidhje me Big Brother Vip, të cilave ajo nuk ka ngurruar t’iu përgjigjet. Sipas Sheilës 5 finalistët e reality-shoët janë Iliri, Donaldi, Arjola, Einxhell dhe Beniada ku ka shkruar se mendon që fitues do të jetë Ilir Shaqiri.

Ndërsa për raportet me ish-banorët e tjerë ajo ka shkruar se ka raport të mira me Semin dhe Fifin ndërsa për Dj Pm ka shkruar se “janë rruges për t’u bërë miq të mirë”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb