Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të diel në selinë blu, drejtuesit politik të qarqeve.

Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb”, se në takim po diskutohet mbi planin e PD-së dhe mënyrat se si duhet t’i shpjegohet qytetarit.

Gjithashtu gjatë minutave në vijim pritet që të diskutohet mbi rëndësinë që kanë komunikimet ballë përballë me qytetarët, por edhe për ngritjen e shtabeve elektorale në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb