Personi që shihni në foton është Florian Lamçja, viktima që mbeti i vrarë pas një sherri me miqtë e tij teksa konsumonin alkool në Elbasan. Ngjarja ndodhi në afërsi të qendrës së qytetit, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

“BalkanWeb” ka arritur të mësojë se Lamçja nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërsa njihej në Elbasan nga të gjithë me nofkën “Flor Qorri”. Po ashtu, bëhet e ditur se vite me parë vëllai i tij, Olti Lamcja, vrau me armë Almir Canin, pronarin e një diskoje në Elbasan, ndërsa është dënuar me 22 vite burg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

i cili mbeti viktimë pas një sherri me dy persona të tjerë në një lokal në Elbasan në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, viktima, person me precedentë penale, është akuzuar për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa dyshohet se ka qenë vrasës me pagesë. Aktualisht, autorët e ngjarjes, miqtë e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ndodhen në komisariat. Gjithçka dyshohet se nisi pas një sherri për motive banale, pasi viktima dhe autorët kishin nisur të pinin përgjatë gjithë natës, ndërsa nga mëngjesi kishte nisur dhe sherri që çdo në vdekjen e 40-vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: