Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotoalbum nga takimi me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Meta tha se mbështetja e PL për gratë dhe vajzat është e fokusuar jo vetëm në rritjen e rolit dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, por edhe në fuqizimin e familjes

Ai ka renditur edhe propozimet e Partisë së Lirisë që do të çojnë në fuqizimin dhe konsolidimin e familjes.

Postimi i plotë:

Fotoalbum nga takimi me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim.
Mbështetja e Partisë së Lirisë për gratë dhe vajzat është e fokusuar jo vetëm në rritjen e rolit dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, por edhe në fuqizimin e familjes.
Teksa “Rilindja” po bën gjithçka për të dobësuar dhe shkatërruar familjen, Partia e Lirisë ka propozime konkrete që e fuqizojnë dhe e konsolidojnë familjen.
Propozimet e Partisë së Lirisë janë:
Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat.
Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes.
Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.
Të trefishohet bonusi i bebes.
Të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes.
Të mbështeten me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrëset e reja, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: