Një 41-vjeçar shqiptar me inicialet M.N. është dëbuar nga Italia.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte dënuar me 10 vite e 10 muaj burg dhe me një gjobë prej 90 mijë euro në Teramo, u dëbua pasi cilësohej me rrezikshmëri të lartë.

41-vjeçari ishte dënuar për prostitucion, pornografi me fëmijët, rrëmbime, vjedhje dhe emigracion të paligjshëm, pasi ishte pa leje qëndrimi.

Me një shoqërim të përforcuar, duke pasur në konsideratë rrezikun e ndonjë plani të mundshëm për arratisje, ai është dëbuar për në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb