TIRANE

Aleksandër Çipa është një emrat më të njohur të gazetarisë, drejtuesi i “Unionit të Gazetarëve” dhe aktualisht drejtor i News24 ka ardhur në një rrëfim përtej profesionit për moderatoren Çenkuela Hasa në News24.

Moderatorja: Prej vitesh jeni një figurë e njohur publike por keni mbajtur një profil të ulët kur bëhet fjalë për jetën familjare apo personale, pse kjo zgjedhje?

Aleksandër Çipa: Unë kam ndroje nga dukja, babai im ka një varg që thotë “nuk jetoj nga buka por kam jetë nga shpirti”. Dukja është një sëmundje e shoqërive pa brendi e pa substancë , dukja është një negativitet tranzicional i shoqërisë apo individëve që nuk gjejnë apo nuk peshojnë dot gravitetin e idenditetit të tyre.

Në këtë intervistë gazetari foli dhe për babain e tij Lefter Çipa i cili ka 3 vite që është larguar nga jeta.
Lefter Çipa ka qenë poet, autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit.

Moderatorja: Pa të vënë në pozitë cila është gjëja që të mungon më shumë nga raporti me babain tënd?

Aleksandër Çipa: Kam vetëm një pendesë, shumicën e bisedave të lira që kemi bërë nuk kam qenë i kujdesshëm që t’i regjistroj sepse kanë humbur të dhëna shumë të mençura që buronin jo thjesht nga formimi i tij kulturor apo leximi por nga qenia e një individi unik për mënyrën sesi e filozofonte e artikulonte praktikën e përvojën njerëzore veçanërisht atë periferike që për mua është një nga gjërat më të bukura që e kemi humbur.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb