POGRADEC

Një furgon mallrash me 28 refugjatë është ndaluar në Pogradec. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se është arrestuar shoferi i furgonit i cili po transportonte ilegalisht drejtuesit.

Mësohet se refugjatët kurdë, algjerianë, marokenë dhe sirianë vinin nga Bilishti në Tiranë për të kaluar më pas në vendete BE.
Disa prej tyre janë kapur edhe më herët nga Policia por janë rikthyer sërisëh për të tentuar të përdorin Shqipërinë si tranzit për në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb