TIRANE– Në një kohë kur afati për regjistrimin e koalicioneve ka skaduar, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të mos dalë në koalicion të përbashkët me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit, duket se kjo ka dëmtuar partitë e vogla, pasi ato përfitonin gjithmonë nga koalicioni me PS-në dhe nuk iu duhej të mblidhnin 1% të firmave të të gjithë votuesve për të hyrë në zgjedhje.

Por djegia e këtij afati bëri që disa parti me kryetarë, politikanë publikë, të mos futen dot në zgjedhje, në mungesë të firmave, shkruan Panorama. Kështu nga koalicioni i PS-së i vitit 2013 bie në sy Petro Koçi, Spartak Ngjela, Marko Dajti e disa të tjerë nuk do të mund të votohen dot në 18 qershor.

Nga 17 parti që janë regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit, rezulton se vetëm 9 prej tyre kanë qenë në vitin 2013 me Partinë Socialiste në koalicion. Ndërsa të tjerat, janë forca të krijuara së fundmi, si Bojaxhi, Blushi dhe Bilal Kola, FRD që në 2013 ka dalë e pavarur apo Mega, Aleanca Demokratike dhe PDIU që në 2013 kanë qenë me PD-në.

Partitë e majta që nuk u regjistruan dot

Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentino Mustaka

Partia Ambjentaliste, Nasi Buzheku

Partia Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi

Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi

Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj

Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi

Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj

Partia e Punës e Shqipërisë, Muharrem Xhafaj

Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Skënder Halili

Partia G 99, Ervin Mete

Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori, Preng Cuni

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka

Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi

Partia Mendimi i Djathte Liberal, Mustafa Lici

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti

Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, Afrim Jeshili

Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola

Partia Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani

Partia Socialpuntore Shqiptare, Ramadan Ndreka

Partia Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi

Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keci

Partia Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela

Partia Lëvizja Punëtore

Partia Pajtimit Kombëtar

Partia Aleanca Popullore, Fatjon Softa

37 Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb