FRANCE- Janë identifikuar viktimat e para të masakrës në Nisë të Francës, ku mbetën të vrarë 84 persona pasi një kamion u fut përmes turmës që ndodhej në shëtitore për festimin e 14 korrikut “Ditës së Basijes”.

Janë identifikuar të paktën 17 viktima me shtetësi të huaj. Mes viktimave janë 3 gjermanë, (1 mësues dhe dy nxënës liceu), 2 amërikanë (at e bir), 2 zvicerianë (mes tyre një foshnje), 1 studente ruse, një qytetare armene, 3 tunizianë, 3 algjerianë dhe një marokene.

Viktima e parë e identifikuar është një grua e besimit mysliman, e identifikuar si Fatima Charrihi, nënë e 7 fëmijëve. “Ishte e veshur dhe praktikonte islamin e vërtetë, jo atë të terroristëve”,- thotë njëri nga fëmijët e saj.
viktime nice

Mes viktimave ishte Sean Copeland, 52 vjeç nga Austin i Texas, i cili u vra gjatë sulmit së bashku me djalin e tij 10 vjeçar të quajtur Brodie. Familja e tyre ishte me pushime.
alt=”viktime nice” width=”656″ height=”343″ class=”aligncenter size-full wp-image-288381″ />
Linda Casanova është një tjetër viktimë, 54 vjeçare nga Agno Ticino, një rajon italisht-folës në Zvicër.

Angelo D’Agostino 71 vjeç dhe Gianna Muset 68, Andrea Avagnina e Marinella Ravotti janë katër shtetas italianë, fati i të cilëve sipas mediave italiane nuk dihet ende.

Lanë Teksasin për pushimet në Francë, por babë e bir shtypen nga kamioni i terroristit
Brodie Copeland

Një 11-vjeçar dhe babai i tij, 51 vjeç, kishin udhëtuar nga Teksasi për në Nicë për të kaluar pushimet së bashku, por ngjarja e mbrëmshme në Francë, i prej jetën në mes. Vogëlushi Brodie, dhe i ati Sean Copeland mbetën të vrarë mes turmës, ndërsa gjithçka ndodhi para syve të familjarëve të tyre.

Ata po kalonin familjarisht pushimet në Rivierën Franceze. Teksa shprehin dhimbjen për humbjen e vëllait dhe babait të tyre, ata thonë se Sean ishte një baba i mrekullueshëm.

Victoria Savchenko 21 vjec, viktime nga Rusia
viktimat nice Victoria Savchenko

Brodie Copeland, viktime
Brodie Copeland2

Sean Copeland dhe i biri Brodie, viktima
3-145

Emilie Chevrier, e humbur
Emilie Chevrier humbur

Ne kerkim, eshte shpallur i humbur
ne kerkim

Ne kerkim
femijatezes

E humbur
tezja

Alexandre Torre, Christelle Nunez dhe vajza e tyre Lous jane shpallur te humbura
Alexandre Torre, Christelle Nunez and their daughter Lous are missing according to social media

(d.b/el.sp/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: