Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Kosovë, ku një 13-vjeçar është therur me thikë. Ngjarja ndodhi ditën e sotme, ndërsa bëhet fjalë për një nxënës të shkollës fillore “Mihail Grameno”.

Ai është goditur nga një nxënës tjetër, ndërsa lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth ores 12:00 kemi pranuar informaten per lendimin qe ka marre nje femije i moshes 13 vjeç, nxenes i shkolles fillore. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin ne koordinim me prokurorin per te mitur. Viktima dyshohet te jete lenduar nga nje mjet i mprehte nga nje nxenes tjeter dhe te njejtit i eshte ofruar ndihma mjekesore”, ka konfirmuar policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: