Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuara për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, të arrestuara janë një 64-vjeçare me inicialet N.M., dhe një 56-vjeçare me inicialet N.H. Ato dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave;
• N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe
• ​N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb