Eksperti i shërbimit të zjarrfikëses, Arjan Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimin e banorëve të pallatit në Astir që u përfshi nga flakët, se zjarrfikësja ka shkuar vonë në vendngjarje.

Ai tha për mediat se është bërë ndërhyrje e mendjeshumë, ndërsa shtoi se ka dyshime që zjarri ka qenë i qëllimshëm nga djali i shtëpisë, Klodjan Osmanaj.

“Ne nga ana jonë kemi ardhur në kohë. Ndërhyja ka qene e menjëhershme. Nga të dhënat paraprake, ne dyshojmë se këtu kemi të bëjë me një zjarrvënie të qëllimshme nga djali, i zoti i shtëpisë. I cili ka pasur dhe probleme mendore. Do të dalim në konkluzione pas hetimeve. Edhe sipas fqinjëve, mbrëmë ka pasur probleme familjare.”, tha ai. Kujtojmë se nënë e bir, Hava Osmanaj dhe Klodjan Osmanaj janë hedhur nga ballkoni, të detyruar për t’i shpëtuar flakëve, ndërkohë që 62-vjeçarja ka ndërruar jetë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: