Policia e Durrësit ka zbardhur dhe sqaruar ngjarjen e ndodhur para pak orësh në një lokal në qytetin bregdetar, ku mbeti i plagosur një 42-vjeçar.

Sipas Policisë së Durrësit, shtetasi H.K, 42 vjeç nuk është plagosur me armë zjarri po me mjet therës(thikë). Autorët janë A.K. 36 vjeç dhe E.P. 22 vjeç, të cilët kanë lidhje farefisnore midis tyre pasi janë dajë e nip.

Dy autorët e plagosjes së 42-vjeçarit janë arrestuar nga policia. Por sipas policisë H.K ka qenë thjesht viktimë, pasi ai nuk ka pasur asnjë konflikt me dy autorët.

A.K. 36 vjeç dhe E.P. 22 vjeç kanë shkuar në lokal pasi kanë pasur një konflikt me pronarin e lokalit D.B. I pranishëm në lokal 42-vjeçari H.K ka tentuar të ulë gjakrat mes të konfliktuarve por ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb