Gjatë natës së mbrëmshme, në afërsi të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup ka ndodhur një vrasje.

Sipas informacioneve, djali dhe babai kanë pasur një mos-marrëveshje.

Në moment e sipër, djali ka marrë thikën dhe me të ka goditur të atin, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse i lënduari ka mundur që të ecë për pak, ka arritur deri në klinikë, ka ndërruar jetë pak më vonë. Lidhur me këtë ngjarje, priten edhe rezultatet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb