Ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër kanë shqetësuar anëtarin e këshillit bashkiak në këtë qytet Andi Halluni. Në mbledhjen e këshillit të zhvilluar këshilltari Halluni tha se Shkodra është kthyer në një qytet të frikshëm dhe se sipas tij kjo situatë kriminale ka qenë e tille vetëm në vitin 1997 kjo nisur nga krimet e rënda të njëpasnjëshme që kanë përfshirë këtë qytet.

Këshilltari Halluni kërkoi që në mbledhjet e ardhshme, të vijë në këshill drejtori i policisë vendore të Shkodrës për të dhënë sqarime se çfarë mund të bëhet për të ulur numrin e këtyre krimeve të rënda me vrasje, djegie mjetesh, grabitje e te tjera.

Kohët e fundit në Shkodër u dogj mjeti i një personi të dyshuar për vrasje ndërsa pak më përpara u dogj edhe një mjet i një efektivi policie. Po ashtu u plagos shtetasi Dedë Plani, u vra Nazim Bandula, u plagos rëndë Admir Bajri si dhe ndodhën disa grabitje të tjera, trafik i lëndëve narkotike apo edhe raste të dhunimeve fizike në familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb