Avokati i njohur, Spartak Ngjela, u shpreh në studion e Neës24 se Perëndimi nuk e pranon kurrë bojkotin e zgjedhjeve. “Perëndimi nuk e pranon kurrë bojkotimin e zgjedhjeve”, tha Ngjela, duke paralajmëruar se punë ditësh do të ngrihet SPAK.

Më tej, Ngjela deklaroi se politikanëve shqiptarë, Perëndimi po iu imponohet me dhunë. Sipas tij, Shqipëria do të hyjë në BE, kur të bëjë Reformën në Drejtësi që do Perëndimi.

“I kërcënoi SHBA, le ta provojnë. Këta nuk janë me Perëndimin, këtyre Perëndimi po iu imponohet me dhunë. Këtu është lufta je apo s’je me Perëndimin, Shqipëria do të hyjë në Perëndim. Ata thonë se në Perëndim do të hysh me reformën që duam ne.

Nuk më duhet mazhoranca. Këtu ka rregull, kemi kërkuar të hyjmë në perëndim. Perëndimi thotë “nuk po e hapim derën se nuk keni bërë reformën”. E ka perëndimi në dorë integrimin e Shqipërisë. Punë ditësh del SPAK-u. Gjithçka do shkojë drejt një gjykate. Janë tufë injorantësh, më thonë kemi regjistrime për shit-blerje votash, por a kanë vendim gjykate? “, shtoi avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb