Shefi i Policisë ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tajlandë. Sipas policisë autori ka vrarë me thikë disa fëmijë të vegjël, ndërsa disa kanë arritur t’i mbijetojnë sulmit,.

Shefi i Policisë Kombëtare të Tajlandës Damrongsak Kittiprapat tha se më pas autori pasi ka dalë nga qendra ku ka kryer sulmin , ka vrarë me armë këdo që i ka dalë para deri sa më pas është futur në një banesë.

“Ne rrethuam shtëpinë dhe më pas zbuluam se ai kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij”, ka thënë më tej ai.

“I mbaja duart lart dhe u luta për mëshirë. Nuk dija çfarë të bëja,” tha një grua.

Gjithashtu autori  duhet të paraqitej ditën e sotme në një seancë gjyqësore pasi akuzohej për drogë.

“Pasi doli nga burgu, ai nuk e ndaloi së përdoruri drogën. Ai mund të kishte halucinacione të shoqëruara me stresin, dhe kjo ndoshta e bëri atë të kryente krimet. Ai filloi në çerdhen e fëmijëve dhe më pas vazhdoi krimin e tij deri në shtëpinë e tij”.

Ndërkohë numri i viktimave  ka shkuar në 37 persona, ndërsa më shumë se 20 fëmijë janë në mesin e të vdekurve, me viktima deri në dy vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: