Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se nëse Gjykata Kusuhtetuese godet eksponentë, edhe të lartë të qeverisë Rama, maxhoranca nuk do të kishte moralin dhe guximin të dalë kundër vendimeve.

Minxhozi vlerësoi se ishte shumë e vështirë që një gjykatës t’i thoshte “Jo” Berishës, ndërsa Ramës mund ta kundërshtojnë.

“Ka qenë shumë e vështirë që një gjykatës t’i thoshte ‘Jo’ Sali Berishës, ndërsa është më e lehtë t’i thuash “jo” Ramës. Kjo është ngrehinë që po ngrihet tullë pas tulle.

Nëse kjo gjykatë godet qeverinë, ndër më të rëndat madje, duke marrë vendime ndaj anëtarëve më të lartë tëv saj, nuk mendoj se kjo maxhorancë do të kishte moralin dhe guximin që të dilte kundër vendimeve të GJK.  Janë ngrënë darka përpara vendimeve shumë të rëndësishme.”, u shpreh Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: