Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për shtyp, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë kërkesë për përshpejtim të procesit në lidhje me masën e sigurisë.

Ndërsa sa i përket dy kërkesave të tjera, Zaçaj shtoi se janë në fazën e shqyrtimit paraprak.

“Çështja nuk ka ardhur ende në proces. Në çështjen e masës së sigurisë nuk ka kërkesë për përshpejtim. Në kërkesat e tjera, janë në fazën e shqyrtimit paraprak”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: