Pas BE, dhe ambasada gjermane ka përshëndetur betimin e 8 anëtarëve të parë të SPAK tek Presidenti Meta, që e bëjnë këtë institucion funksional tashmë.

Ambasadori gjerman Zingraf theksoi se betimi i sotëm është hap i rëndësishëm në Reformën në Drejtësi dhe se lufta që SPAK do i bëjë korrupsionit dhe krimit është një nga çelësat e integrimit drejt BE-së.

Statusi i plote:

“Përshëndes betimin e tetë prokurorëve të strukturës speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK). Nisja e veprimtarisë së SPAK-ut shënon një hap tjetër të rëndësishëm të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shqiptar të drejtësisë. U uroj prokurorëve të SPAK-ut shumë forcë dhe energji për këtë detyrë të rëndësishme. Lufta e konsoliduar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër çelësat për progresin e mëtejshëm në procesin e integrimit në BE. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë si një partner i ngushtë i saj.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: