Pastori Akil Pano i ftuar në emisionin ‘Open’ në Neës24 ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u zbulua në Tiranë së fundmi ku një kryefamiljar me pikëpamje radikale mbante të ngujuar prej vitesh bashkëshorten dhe fëmijët e tij, teksa ka thënë se 52-vjeçari Gjergj Laçi ka ndërtuar stereotipin e shpëtimtarit ndaj familjes së tij duke u thënë se do i shpëtonte nga e keqja dhe se sjellja e tij nuk ka të bëjë me fenë.

Sakaq, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se gjatë dëshmisë së djalit të vogël të tij është zbuluar se Laçi mbante në banesë disa libra të Kuranit të cilët i kishte në kasafortë, ndërsa ka shtuar se nga gjendja e banesës kuptohej se 52-vjeçari nuk ishte në gjendje të shëndoshë mendore pasi shtëpia ishte mykur ngado dhe ishte rrëmujë.

Lala:

Antiterrori e kishte nën vëzhgim, sepse në rastin konkret ai e kishte shpeshtuar frekuentimn e xhamisë dhe nuk i kryente ato në mënyrë normale. Prokuroria nuk ka një përfundim për cilat arsye ka ngujuar familjen e tij. Prokuroria ka kërkuar të shohë nëse 52-vjeçari ka çrregullime të tilla për shkak të faktit që familajrët e tij kanë thënë se është bërë i dhunshëm kohët e fundit.Djali ka thënë se kishte shumë libra të Kuranit në shtëpi që i mbyllte në kasafortë. Rasti konkret nëse shihet nga afër kupton se nuk është një mendje e shëndoshë njerëzore, nëse shikon rrobat që vishnin,, ambientin ku jetonin, gjithçka e mykur, këpucë të hedhura gjithandej.

Pano:

Është shumë çështje interesante, por duke e parë më nga afër nuk është një rast i vetëm i këtij lloji. Ka pasur edhe vetëvrasje masive të njerëzve të tillë, nuk e dimë sfondin nga vinte ky person por dime doktrinën islame. Shoqëria përbëhet nga njerëz të shëndetshëm mendërisht por kemi dhe njerëz të tillë që kanë problematika me veten, ekonominë, etj. Rasti në fjalë është një rast që parë nga këndvështrimi fetar, nuk janë pak rastet kur individë të caktuar ndërtojnë stereotipe dualiste mbi jetën, shpirti është i pastër, ndërsa trupi fizik është i keq. Individi ka krijuar një gjendje ngujimi me atë të gjakmarrjes, për të shpëtuar ata që janë të tijët, një familje që duhet të mbahet e pastër nga bota e jashtme. Sjellje të kësaj natyre janë vulnerabël për të interpretuar të vërtetat e besimit të tyre dhe ë as jeta e fmailjes së tyre merr përmasa të pashpjegueshme. Tragjedia e Kombinatit ishte diçka e ngjashme. Njeriu nuk mund të shpjegohet i shkëputur vetëm me fenë e tij. Ky njeri që mban veten e mbyllur si në një skenë COVID-i, mos të ketë kontakt me botën e jashtme, ky ka ndërtuar stereotipin e shpëtimtarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: