Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martinez, ka shprehur bindjen se Nico Paz ka të gjitha cilësitë për të marrë një rol të rëndësishëm në kombëtaren argjentinase dhe për të trashëguar fanellën me numrin 10, që aktualisht lidhet me legjendën Lionel Messi.
“E shoh atë pjesë të integruar në grup edhe më shumë. Por ai duhet ta ketë shpirtin luftarak argjentinas dhe ne jemi duke e ndihmuar të zhvillohet. Ai e meriton të jetë këtu dhe të luajë.
Nëse ai qëndron kokëulur dhe paraqitet në këtë nivel, Nico Paz padyshim se mund ta mbajë veshur fanellën me numrin 10 dhe të marrë përgjegjësi”, ka deklaruar portieri Martinez.
