NIGER– Vijon të rritet numri i viktimave si pasojë e protestave të dhunshme kundër revistës franceze Charlie Hebdo në Niger.

Sipas presidentit të vendit, Mahamadou Issoufou, numri i viktimave në 48 orët e fundit ka arritur në 10. Viktimat kanë qenë kryesisht në kisha dhe bare të cilave u është vendosur zjarri.

Raportohet se si pasojë e dhunës janë djegur edhe 3 kisha të tjera duke e çuar numrin e kishave të djegura në total në 6.

Protestat filluan jashtë xhamisë së madhe në qytetin Niamey duke u përhapur më pas në pjesë të tjera të vendit.

Publikimi sërish i karikaturës së Profetit Muhamed nga Charlie Hebdo ka nxitur protesta dhe zemërim të myslimanëve në disa vende të botës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb