Së paku 34 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa shtëpi janë rrafshuar në sulmet e fundjavës nga persona të armatosur në shtetin Kaduna të Nigerisë.

Një numër i madh sulmuesish pushtuan fshatrat Madamai dhe Abun në Zonën e Qeverisjes Vendore Kaura të dielën.

Luka Binniyat, zëdhënësi i Unionit Popullor të Kaduna Jugore, tha se 10 anëtarë të një familje janë në mesin e të vrarëve.

Derek Christopher, një ish-koordinator i Koalicionit Rinor Kaura, tha se persona të armatosur pushtuan komunitetet dhe filluan të qëllonin në mënyrë sporadike.

Disa nga viktimat u dërguan në spital për trajtim, shtoi ai.

Komisioneri Shtetëror i Punëve të Brendshme, Samuel Aruwan, konfirmoi sulmin dhe e vlerësoi numrin e viktimave në 34.

Ai tha se është urdhëruar hetim mbi sulmet, duke shtuar se dy të dyshuar po merren në pyetje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb