Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në një takim ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou.

Diplomatja greke uroi Nikollën për detyrën e re si kryetare e Kuvedit. Nga ana tjetër, kryeparlamentarja vuri në dukje se “Shqipëria e konsideron Greqinë një vend fqinj e mik të çmuar, partner të ngushtë në NATO si edhe në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian. Shqipëria i është mirënjohëse Greqisë për mbështetjen e palëkundur të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të vendosur që marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe perspektiva e përbashkët evropiane. Kuvendi i Shqipërisë do të punojë për ta çuar më tej bashkëpunimin strategjik, në interes të të dy vendeve e popujve tanë.”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ambasadorja Sophia Philippidou falënderoi kryetaren Nikolla për vullnetin për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përsëriti vullnetin e Greqisë për zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: