Kryetari i Komisionit Hetimor për “TIMS, Ervin Salianji, ka deklaruar se pavarësisht kërkesave të dërguara nga ky komision për informacion, jo të gjithë institucionet janë përgjigjur.

Ai tha se një nga institucionet, Shërbimi Informativ Shtetëror, ka kthyer një përgjigje për të cilën tha se “ishte për t’u tallur”.

Ai shtoi se disa nga informacionet me të cilat do të kenë kontakt anëtarët e komisionit janë sekret hetimor, ndaj duhet që të plotësojnë një formular për t’u pajisur me certifikatë sigurie.

“Në tejkalim të afateve, është depozituar në protokoll Autoriteti Kombëtar për Informacionin e Klasifikuar, komisioneri për të drejtën e informimit dhe AMP, nuk ka marrë mundimi të përgjigjet Kryeministria, mbase kanë pasur punë të mbyllin problemet në Itali, ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Ka kthyer përgjigje edhe Shërbimi Informativ. Dokumentet me të cilat do të njihemi janë sekret hetimor ndaj do të plotësojmë formularët për tu pajisur me certifikatë sigurie.
I keqardhur që një institucion që duhet të jetë ndër meë të rëndësishme, si SHISH, përdoret dhe sjell përgjigje për tu tallur me publikun. Ka qëllime të tjera tani mesa duket. Me nisjen e punës së këtij komisioni një drejtues institucioni është larguar, nuk do të them është bërë dëshmori i parë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: