Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka fillur puna për ringritjen e Kullës së Durrësit, një trashëgimi kulturore e cila u rrëzua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama thoët se nuk do të rimëkëmben vetëm thesaret e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por duke thumbuar opozitës thotë se do rimëkëmben edhe ato që u dëmtuar gjatë keqqeverisjes së PD që e vetmja trashëgimi që mbrojtën ishte karakatina pa vlerë e Teatrit.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

 

Trashëgimia Kulturore është një pjesë e rëndësishme e Programit të Rindërtimit dhe paralelisht me rimëkëmbjen e çdo thesari të saj të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ne do të vijojmë të rimëkëmbim çdo thesar të dëmtuar nga tërmeti i heshtur i keqqeverisjes së atyre, që e vetmja trashëgimi që mbrojtën ishte karakatina pa vlerë e teatrit…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb