Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur, pas një ore vonesë.

Seanca po kryesohet nga Avni Dehari – deputeti më i vjetër në moshë – së bashku me deputeten Sala Jashari, që është deputetja më e re në moshë e legjislaturës së nëntë.

Partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Ky komision udhëhiqet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.

Formimi i këtij komisioni është pika e parë e rendit të ditës të seancës konstituive të Kuvendit.

Në sallë janë të pranishëm 119 deputetë, të cilët votuan për krijimin e këtij komisioni të përkohshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb