LEZHE

Ka filluar shpërndarja e fletëve të votimit dhe materialeve të tjera zgjedhore në të gjithë Qarkun e Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se dy bashkitë e këtij qarku, ajo e Mirditës dhe e Kurbinit që drejtohen nga Partia Socialiste i kane kryer shpërndarjet në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa në Bashkinë e Lezhës situata duket ndryshe.

Kjo pasi bashkia me shkresë zyrtare ka urdhëruar që asnjë institucion të mos vihet në dispozicion të procesit zgjedhor të 30 Qershorit.

Sipas krerëve të dy KZAZ-ve në Lezhë 12 dhe 13, materialet do të dërgohen ne ambientet ku KQZ ka parashikuar siç janë shkollat e këtij qyteti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb