SHBA

Nis fushata e vaksinimit kundër Covid-19 edhe në SHBA. Pas Britanisë së Madhe dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, SHBA-ja është vendi i tretë në botë që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë.

Sipas mediave të huaja e para që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit ka qenë një infermiere e quajtur Sandra Lindsay, e cila punon në kujdesin intensiv në Long Island Jewish Medical Center, New York.

Infermierja mori dozën e parë të vaksinës Pfizer në 9:00 me orën lokale. “U bë vaksina e parë kundër Covid-19. Urime SHBA-së! Urime botës!-ka shkruar në Twitter presidenti Donald Trump.

“Shpresoj se kjo shënon fillimin e fundit të një periudhe të dhimbshme në historinë tonë,” komentoi infermierja pasi bëri vaksinën.

Vaksina Pfizer mbërriti ditën e djeshme në SHBA dhe ka filluar shpërndarjen sot. Gjiganti farmaceutik tha se në dërgesat e para do të shpërndahen tre milion doza në 64 shtete të SHBA-së dhe qytetet kryesore, si dhe pesë agjenci federale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: