Dramatike janë historitë njerëzore që vijnë nga Izraeli pas sulmit nga Hamasi që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 1200 izraelitëve.

Një e tillë është ajo e infermieres 22-vjeçare Amit Mann, e cila kaloi orët e fundit të jetës së saj, para se të vritej nga persona të armatosur të Hamasit, duke ndihmuar të plagosurit nga zjarri i terroristëve, siç shihet edhe nga mesazhet që ajo shkëmbeu me motrën e saj, ndërsa operacioni ishte në zhvillim e sipër.

Sipas New York Post, Amit kaloi gjashtë orë djallëzore në klinikën e Kibbutz Beeri në Izraelin jugor pranë Gazës duke u përpjekur të menaxhonte njerëzit e plagosur.

Në të njëjtën kohë, ajo shkëmbeu mesazhe me motrat e saj përmes WhatsApp-it , duke i kërkuar me ankth informacion mbi lëvizjet e ushtrisë izraelite ndërsa personat e armatosur të Hamasit iu afruan klinikës. Amit gjithashtu përshkruan në mesazhe se ka njerëz që ” vijnë të plagosur pandërprerë”.

E pyetur nëse dëgjon të shtëna, infermierja 22-vjeçare u përgjigj: “Po, nuk ndalen. Duket se këtu ka terroristë të tjerë. Edhe brenda shtëpive të njerëzve. Forcat ushtarake janë goditur”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Është një luftë dhe ne do të fitojmë. Ju duhet të përqendroheni në kujdesin për veten. Gjithçka do të mbarojë së shpejti” u përpoq ta inkurajonte 22-vjeçaren motra e saj dhe Amit që përgjigjej: “Të dua, faleminderit”.

Mesazhet që Amit ka shkëmbyer me motrën e saj

Akoma më dramatike ishin mesazhet e Amit me motrën tjetër. “Ata janë këtu, brenda në klinikë. Nuk mendoj se do të dal gjallë nga këtu. Bëhu e fortë nëse më ndodh diçka”, ka shkruar 22-vjeçarja teksa ndodhej në kuzhinën e klinikës duke mbajtur një thikë në duar.

Mesazhi i fundit i 22-vjeçares Amit për motrën e saj

Kontakti i fundit i infermieres së re me familjen e saj ishte një telefonatë disa sekondash në të cilën ajo e përlotur tha mes të shtënave me armë: “Ata janë këtu. Më qëlluan në këmbë”.

Trupi i 22-vjeçarit u gjet të hënën së bashku me 107 persona të tjerë të vdekur në Kibbutz.

“Zemra ime është thyer. Ajo ishte princesha e shtëpisë sonë, drita jonë që humbi jetën në betejën e Beerit dhe si infermiere me përvojë u përpoq të shpëtonte jetë deri në momentin e fundit para se të vritej nga terroristët satanë”, tha motra e Amit për Ynet.

“Amit ishte një infermiere heroike që vazhdoi të kujdesej për të plagosurit ndërsa terroristët u përpoqën të hynin në klinikën në Kibbutz Beeri. Ajo sakrifikoi veten duke u përpjekur të mbronte jetën e pacientëve të saj. Prioriteti i saj ishin ata”, tha në një deklaratë drejtori i agjencisë së shpëtimit të Izraelit Magen David Adom.

Amit, 22, filloi karrierën e saj si vullnetare në vitin 2015. Katër vjet më vonë, ajo u certifikua si ndihmëse dhe punoi në njësitë e kujdesit intensiv në rajonin e Negevit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb