FIER

Qindra protestues janë nisur nga Fier me autobusë dhe mjete private për të marrë pjesë në protestën e opozitës në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së Fier, Luan Baçi tha për gazetarin Ervis Kuçi se kjo protestë e radhës synon largimin e qeverisë Rama, garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Tashmë u bë e zakonshme që të jemi në protesta dhe Rama me kokëfortësi po vete drejt 30 qershorit. Edhe qytetarët e kanë kuptuar që nuk ka zgjedhje në 30 qershor, edhe socialistët e ndershëm e nuk pranojnë të venë në 30 qershor jo më demokratët dhe opozita. Nuk do lejohet një 30 qershor farës ku Rama të shpall si një lider i padiskutuar dhe i pavotuar.
Protestat janë pa direktiva. Zoti Basha ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, e qëndrueshme dhe pa asnjë hap pas”, theksoi Luan Baçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb