TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot lirimin nga detyra të Besiana Kadaresë. Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, ka mbajtur detyrën si ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, Dekretoj: Zonja Besiana Kadare, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO)”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Ndërkaq, me një tjetër dekret, Presidenti Nishani liron nga detyra Kujtim Xhanin, i cili mbante detyrën ambasador në Republikën Popullore Demokratike të Koresë; dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: