Stërvitje e alternuar dhe me masa sigurie. Është kjo mënyra që ka gjetur Teuta për të mbajtur në formë lojtarët në pritje të rinisjes së Superligës, ende pa një datë të caktuar. Siç tregon “Panorama Sport”, klubi durrsak ka vendosur që futbollistët të përgatiten në grupe me nga tre lojtarë.

Të parët që zbritën në fushën e stadiumit “Niko Dovana” mëngjesin e së enjtes ishin Renato Arapi, Arbër Çyrbja dhe Fabian Beqja. Në grupin e dytë afër mesditës u paraqitën tre futbollistët e tjerë Sherif Kallaku, Lorenco Vila dhe Dejvid Kapllani, ndërsa I pranishëm ishtë edhe trajneri Edi Martini.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb