Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, bëri një rezyme të asaj çka po ndodh në Kuvend, në nismën e ndërmarrë nga 49 deputetë socialistë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ngritjen e Komisionit Hetimor, si dhe parashikoi rezultatin që do të japë Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse do të shkarkohet apo jo Presidenti.

Ngjela tha se ndryshe nga nisma e parë e ndërmarrë nga Kuvendi, kjo nismë e dytë është e shoqëruar me më shumë fakte. Në disavantazh të Presidentit sipas tij, janë deklaratat kundër Ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

“Rasti i parë donte t’ia linte gjykatës. Rasti i parë donte të kishte ardhur pasoja. Nuk duhet të ishte potencialisht i rrezikshëm. Do të thotë që Meta bëri ndryshimin e datës, e bën këtë sepse kërkon përplasje shoqërore. E kupton se çfarë do të krijonte? Partia Demokratike nuk e morri aktin. Nëse do të kishte dhënë pasojën do të ishte e rrezikshme shumë.

Nëse do të kishte filluar përplasja shoqërore, do të ishte si pasojë e një akti administrativisht të pasuksesshëm. Do të vinte mbrojtja në gjykatë dhe do të thoshte ku është pasoja. Në rastin e ri është ndryshe situata. Ai akuzohet se ka bërë akte që dalin jashtë frymës së Kushtetutës për një precedent. Asnjë president nuk shkarkohet po nuk ia pranoi arsyen juridike një gjykatë e lartë. ne do të presim Gjykatën Kushtetuese.

Ekspertë kushtetues që mblidhen dhe thonë ka shkelur Kushtetutën. Ne do të presim se si do të shkojë në gjykatë, e më pas do të flasim. Atje ku ka autoritet, s’flas unë i pari, ku ka parashikim flas unë. Demagogjia e gënjeshtra krijojnë patologji sociale. Edhe krimi, ka një patologji, që e ka bërë gënjeshtra, pasioni. Atje ka shkelje, Kushtetua kërkon shkelje të rëndë, kjo kërkon gjykim specifik”, tha avokati.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse do e kishte mbrojtur Presidentin Meta në gjykatë, Ngjela tha se jo, pasi sipas tij, çështja është mjaft delikate dhe e vështirë. Ai u shpreh i bindur që Kuvendi do të japë 94 vota për të çuar çështjen në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa shtoi, se kjo e fundit, vendimin do e konsultojë edhe me ekspertë ndërkombëtarë.

“S’do e kisha mbrojtur. Do e kisha shumë të vështirë ta refuzoja, por do e refuzoja sepse ka ngarkesë negative në opinionin publik. Meqenëse ka bërë tendencë anti-NATO, nuk mendoj se e ka të lehtë. Të tëra thirrjet që bëri ai jashtë sensit të një presidenti, u kurorëzuan me një lavd. Ka marrëveshje NATO, ka pika, platforma, kundër Bashkimit Sovjetik tha. Analizat që i vendosen Putinit është që ai do të vendosi ish-Bashkimin Sovjetik, do forcë. E kanë kapur te ish-Republikat sovjetike që janë të pavarura.

Po has shumë vështirësi në Kiev, por janë 14 republika. Analistët thonë që këto i do të ketë sovranitet të kufizuar. Ai i ka dalë në mbrojte Ilir Metës, thotë që është shkarkim i padrejtë. I ka dalë edhe shtypi. Interesi i Metës duhet të jetë atje, por s’është i Shqipërisë. Ata i kanë 94 vota, e votoi Komisioni. Ata të rinjtë që kanë hyrë në Parlament nuk kanë hyrë pa një lidhje me politikën amerikane. Nga e nxjerr unë këtë. Sepse politika amerikane tha që janë zëvendësuesit. Prishja e parlamentit, janë ata që kanë marrëdhënie juridike me Shqipërinë. Parlamenti do e votojë, pikërisht për të treguar që është normal e legjitim. Kam një aksiomë. Aksioma ime është që s’duhet të paragjykojmë Gjykatën Kushtetuese sepse ka arsyen e vet, e konsultuar edhe jashtë Shqipërisë. Sot, Gjykata Kushtetuese i ka mundësitë e ekspertizës ndërkombëtare. Pra, problemi është që Gjykata Kushtetuese s’duhet të gabojë. Ka dhe diçka tjetër. Jam i sigurt. Nëse janë 5, 2-shja nuk voton kundër.

Sipas asaj që thatë ju 2-shja ka një karakter politik. 2-shja është politikisht kundër, por 2-shja nëse merr vesh 12 5-ja është pro, voton pro. Ata i vendosin një pikëpyetje vetes, në nivel historik. Kjo është kryesorja. Nëse del 4 me 3, rrëzohet”, përfundoi Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb