SHBA

Një 32-vjeçar francez ëndërronte të ishte si një alien dhe për këtë ai ka bërë shumë operacione plastike, pirsing dhe tatuazhe.

Operacioni më i fundit për Anthony Loffredo u krye javën e kaluar në hundë në Barcelonë. I njohur me emrin ‘The_black_alien_project”,i riu ka deklaruar se ndihet shume i kënaqur me rezultatin e arritur.

“Tani mund të eci me kokën lart falë teje, jam krenar për atë që kemi bërë së bashku”- shkroi 32-vjeçari, duke iu referuar kirurgut që e operoi.

32-vjeçari në të kaluarën ka hequr të dy veshët. Në vendim ekstrem ishte ai i tatuazheve në bebet e syrit, një gjë mjaft e rrezikshme sipas mjekëve.

“Kisha kuptuar që nuk po jetoja jetën sic e doja dhe kështu u nisa për në Australi. Tani jam i lumtur. Më pëlqen që jam shndërruar në një personazh të frikshëm”- ka thënë në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb