Me Lewandowski që ka bërë gati valixhet prej kohësh, Bayern po përgatitet për një revolucion në prag të sezonit të ri, pasi në kushte të njëjta është edhe titullari tjetër Serge Gnabry, të dyve i përfundon kontrata në vitin 2023.

Gjigandët gjerman pritet të lëvizin fuqishëm për të zëvendësuar jo vetëm këta dy lojtarët, por për të përforcuar akoma më shumë organikën, eliminimi në Champions nga Villareal i ka një lënë një shije të hidhur. Sado Mane është një temë e hapur, më palët që janë shumë pranë arritjes së një akordi zyrtarë.

Osimhen
Osimhen

Jo vetëm Mane, pasi sipas “Corriere dello Sport”, Bayern kërkon edhe shërbimet e Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski por pengesa jo e vogël është vlera e tij e kartonit. Napoli kërkon jo pak por 100 milionë euro për të lënë të lirë Osimhen. Në këtë garë, Bayern nuk është vetëm pasi për Osimhen interesohen edhe klube si Man.United, Arsenal dhe Newcastle.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb