TIRANE- Nga një kalimtare e rastit na raportohet për një person që qëndron i shtrirë para Parlamentit, një burrë rreth të 50-ve, rreth orës 11:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo shprehet se policia dhe ambulanca janë njoftuar dhe kanë mbërritur, por ata nuk janë afruar për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, edhe pse burri i shtrirë ishte shumë rëndë.

Gjithashtu, sipas saj, i ka dëgjuar të tallen me të dhe të qeshin, pasi personi i shtrirë i ka pasur pantallonat të zbërthyera. Nuk ka asnjë informacion të saktë se si mund të ketë ndodhur ngjarja, pse burri qëndron i shtrirë në rrugë, por hipotezat janë se ai mund të ketë pësuar ndonjë traumë ose ka qenë viktimë e një sulmi (ose përdhunimi), shkruan “jetaoshqef”.

“Përshëndetje JOQ. Personi që ndodhet i shtrirë në tokë nuk lëvizte, po jepte shpirt, ndërsa policet dhe mjekët e shikonin e qeshnin me të se i kishte pantallonat e zhveshura. Afër parlamentit, në orën 11:01 personi ka mbetur i shtirë. Nuk e di nëse është i paralizuar apo ka pësuar ndonjë traumë pasi pantallonat i ka të ulura dhe unë mendoj se është pasojë e një sulmi (përdhunimi). Është një burrë rreth të 50-tave. Po kanë ardhur dhe po rrinë duke qesh me të, nuk e prek njeri me dorë dhe njëri nga mjekët dha ku do e çojmë këtë ne.”/JOQ

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: