Ura e Polenës në Korçë është kthyer në burim aksidentesh për shkak të mungesës së sinjalistikës, ndriçimit dhe trafikndarëseve.

Jo më larg se 20 orë më parë në këtë urë një mjet tip Foristradë përfundoi në lumë me drejtues shtetasin Artan Pishtari cili mbeti viktimë.

Një ditë pas aksidentit “News24” u kthye në vendngjarje aty ku banorët u shprehen mjaft të shqetësuar.

Përballë kërkesës së banorëve për ndërhyrje të menjëhershme institucionet përgjegjëse heshtin për urën që rrezikon jetë në të cilën kanë ndodhur shumë aksidente.

Më të rrezikuarit janë ata që nuk e njohin terrenin por edhe ata që e njohin rrezikojnë mjaftueshëm si shembulli i aksidentit të fundit .

Përveç urës së Polenës në qarkun Korçë ka edhe pika të tjera të zeza si kryqëzimi i Libonikut, Leshnicës, Pirgut në të cilat kanë ndodhur shumë aksidente.

Që prej fillimit të Janarit deri në Dhjetor 2022 në qarkun Korçë kanë ndodhur 413 ngjarje rrugore me dëme materiale dhe 54 aksidente 10 prej tyre me pasojë vdekjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb