Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit do të mbetet në mendjen e shqiptarëve, jo vetëm për 51 jetët e marra, por edhe për shkatërrimin e madh që i bëri qytetit të bukur bregdetar të Durrësit.

Rrënoja, shkatërrim, plasaritje e çarje pallatesh, por edhe kate të zhytura nën tokë … këto ishin pamjet e tmerrshme të këtyre ditëve. Teksa kanë kaluar katër ditë nga tërmeti i madh, situata në Durrës vijon të jetë alarmante.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi këtë mbrëmje për “BalkanWeb” nga lagjja nr.18 e Durrësit, aty ku situata nuk duket aspak e qetë. Një pallat 6-katësh në këtë lagje, në krah të stadiumit “Niko Dovana”, rrezikon të shkatërrohet. Pallati ka 24 hyrje dhe është përfunduar në vitin 1990, por banorët kishin vendosur ta vishnin me kapot (bukë peshku), me lekët e tyre, dhe kjo për pak sa nuk ka rrezikuar jetën e tyre.

Për shkak të veshjes, pallati nuk ka treguar asnjë çarje nga jashtë, por tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah shkatërrimin e tij të madh, prej ku rezulton se të gjitha kollonat e tij janë të dëmtuara.

Banorët kanë jetuar deri sot në mëngjes brenda tij, me idenë se është i sigurt, pasi nuk i kishin parë themelet. Vetëm mëngjesin e sotëm është zbuluar e vërteta e tmerrshme e pallatit, duke tmerruar banorët e tij.

Për mikrofonin e “News24”, banorët i bën apel shtetit që të shkojnë ekspertët dhe ta shohin pallatin nëse bën apo jo.

Ndërkohë, gazetari Skëndaj tha se në këtë pallat kishte dhe një histori më 26 nëntor, por që fatmirësisht ka përfunduar mirë.

“Një faqe suvaje i ka rënë një fëmije 10 vjeç, por fatmirësisht fëmija ka pësuar dëme të lehta”, tha gazetari.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb